Maqedonia

Zaev: Po përgatisim ligjin për gjuhët

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev bëri të ditur se Ministria e Drejtësisë po përgatit projekt-ligjin për përdorimin e gjuhëve, që parashikon avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe.

Askush nuk humbet me këtë ligj, pohoi Zaev sipas të cilit gjithkush ka të drejtë ta ndiejë Maqedoninë si të vetën.

Një nga kushtet kryesore të partive shqiptare për të marrë pjesë në koalicionin qeveritar ishte pikërisht përdorimi i gjerë ose zyrtarizimi i gjuhës shqipe në këtë vend.

Kryeministri maqedonas konfirmoi të mërkurën se ligjit për gjuhët po përgatitet në Ministrinë e Drejtësisë dhe se qeveria pret ta miratojë atë para zgjedhjeve vendore në vjeshtë.

Ai shtoi se qeveria aktuale synon mbylljen e çështjeve të hapura përmes vendimeve dhe jo t’i mbajë ato të fshehura. Zaev bëri të ditur se projekt-ligji do t’i dërgohet Komisionit të Venecias dhe ekspertëve europianë.

Nga ana tjetër, partia VMRO-DPMNE, mbështetësit e së cilës protestuan për më tepër se dy muaj kundër avancimit të gjuhës shqipe dhe asaj që ata dhe media maqedonase e njohin si platforma e partive shqiptare, apo edhe e Tiranës, së fundmi ka zbutur qëndrimet, duke thënë se partia nuk është kundër gjuhës shqipe dhe se dëshiron të ketë një qasje të re pozitive ndaj shqiptarëve.

Partitë shqiptare në Maqedoni kërkojnë që shqipja te behet gjuhe e dytë zyrtare në vend.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button