Home / Bota / A do të mundet Trump ta shpëtojë presidencën pas gjashtë muajve kaotikë?

A do të mundet Trump ta shpëtojë presidencën pas gjashtë muajve kaotikë?

Nga Andrew Beatty

Konfuzioni, gabimet dhe skandalet kanë njollosur gjashtë muajt e parë të presidencës së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Nëse nuk ndërmerr të paktën një ndryshim të metodës, atëhere presidenti i 45-të amerikan mund ta shkatërrojë vazhdimin e presidencës së tij.

Pjesa më e madhe e presidentëve amerikanë kanë njohur kriza në fillim të mandateve të tyre.

Për Bill Clinton, në vitin 1993, ishte çështja e pasurive të patundshme “Whitewater”.

Barack Obamës, në 2010 iu deshën pesë muaj për të mbajtur nën kontroll derdhjen masive të naftës në Gjirin e Meksikës dhe akoma më shumë për të rimëkëmbur ekonominë.

Por, pak presidentë kanë akumuluar kaq shumë kriza sa Donald Trump që prej 20 janarit.

“Të jesh i rrethuar nga skandalet që prej ditës së parë, të mos kesh asnjë ligj të rëndësishëm të miratuar, të jesh kaq i papëlqyeshëm, të pësosh humbje në radhët e republikanëve… Asgjë prej këtyre nuk është diçka e mirë”, thekson Julian Zelizer, profesor i Historinë së universitetin Princeton.

Pas mbërritjes në kryeqytetin amerikan, miliarderi kishte deklaruar se metodat e Uashingtonit kishin çuar vendin në humbje dhe se vetëm një biznesmen i kategorisë së tij, konkurrent politik normal, ishte i aftë për të drejtuar SHBA-në në rrugën e duhur.

Një premtim që duket sot shumë bosh.

Në Shtëpinë e Bardhë, shumë poste mbeten vakante ose të zëna nga të rinj me kapacitete të diskutueshme. Këta që janë atje e zhvlerësojnë hapur, të demoralizuar nga kundërshtimet e shumta dhe hapat e gabuar.

Si pasojë, ndërtimi i murit në kufirin meksikan duket shumë larg dhe Kongresi nuk ka votuar ende asnjë dollar për ta financuar.

Marrëveshja e tregtisë së lirë amerikano-veriore nuk është prishur ende, marrëveshja për programin bërthamor iranian gjithashtu dhe “Obamacare”, ligji për mbulimin shëndetësor të nënshkruar nga paraardhësi i tij, ka mbetur më shumë se kurrë në vend.

Republikanët kanë maxhorancën në dy dhomat e Kongresit, gjë që ka shtyrë faqen pro-Trump “Drudge Report” ta shpallë legjislaturën aktuale më pak produktive që prej 164 vitesh.

Sa për presidencializimin e Donald Trump, kjo mbetet një ëndërr e ëmbël. Ashtu si në fushatë, presidenti vazhdon të sulmojë shtypin, gjyqtarët, partinë e tij, demokratët si dhe kreun e FBI, James Comey, të cilin e shkarkoi.

Pa marrë parasysh këtu dyshimet për bashkëpunim mes anëtarëve të ekipit të tij të fushatës dhe Rusisë vitin e kaluar kundër Hillary Clinton, një çështje për të cilën një prokuror special dhe disa komisione të Kongresit hetojnë.

– Zgjedhjet në 2018 –

Ka edhe suksese.

Organizata e Shtetit Islamik është mundur në Mosul, në Irak dhe është rrethuar në kryeqytetin e saj të vetëshpallur, Raka. Donald Trump ka tërhequr SHBA-në nga partneriteti transpacifik dhe ka emëruar një gjyqtar në Gjykatën e Lartë, konfirmuar nga Senati.

”Nuk mjafton”, thekson historiani Julian Zelizer.

“Për mua, këto gjashtë muaj nuk kanë qenë të suksesshëm dhe nuk e shoh se si mund të pretendohet e kundërta”, theksoi ai.

Megjithatë, historia është e mbushur me shembuj të presidentëve që kanë ditur të ringrihen.

Bill Clinton, i cili vitin e parë u njollos nga një përpjekje e dështuar për reformin e sistemit shëndetësor, rifitoi avantazh menjëherë dhe u rizgjodh lehtësisht në vitin 1996.

“Presidentët janë gjykuar mbi atë që arrijnë të bëjnë, por kjo nuk ndodh për gjashtë muaj. Atij i mbetet shumë kohë”, thekson Alex Conant, një konsulent republikan që ka punuar në Shtëpinë e Bardhë në kohën e George W. Bush.

Por, Donald Trump duhet të ndryshojë. Deri tani, ai ka treguar pak ambicie për detajet e reformave, veçanërisht në atë shëndetësore.

“Disa takime me senatorët dhe mesazhe në Twitter nuk do të mjaftonin për një çështje kaq të disktutuar sa sistemi shëndetësor”, thekson Alex Conant.

Nëse ai ka qenë shpesh një as në marketing, ashtu si karriera e tij në pasuritë e patundshme e ka treguar këtë, drejtuesi ka një personalitete që e bën punën e tij më të vështirë me partnerët parlamentarë.

Për kryetarin demokrat të Bashkisë të Charlottesville, Michael Signer, i cili jep mësime në Universitetin e Virxhinias, rruga e legjitimitetit për Donald Trump kalon nga pranimi i standarteve tona tradicionale dhe kundërpushtetet.

“Sa më shumë ai të refuzojë ta bëjë këtë, më shumë popullaritetit ti tij do të ulet, më shumë do të bëhet ilegjitim dhe më shumë do të jetë i dëshpëruar”, konfirmon ai.

Një dështim rrezikon, në këtë kuadër, të jetë elokuent. Zgjedhjet legjislative të nëntorit 2018, gajtë të cilave demokratët mund të nënshkruajnë rikthimin e tyre.

Dhe një Trump dominues, rrezikon të ketë akoma më shumë i paparashikueshëm.

“Në Zyrën Ovale, kur situata të përkeqësohet, asgjë nuk do të jetë më e lehtë, gjërat do të marrin një drejtim të gabuar”, thekson historiani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.