Maqedonia

Tevdovski: Kemi gjetur 363 milionë euro harxhime të fshehura

Ministri i financave në Maqedoni, Dragan Tevdovski, ka informuar se deri më 31 maj janë gjetur gjithësejt 363 milionë euro harxhime të fshehta të cilat nuk janë prezentuar me fakte gjatë ndryshimit të qeverisjeve,shkruan Telegrafi Maqedoni.

Veprimtaria kulturore ka harxhime të mëdha sipas Tevdovskit ku harxhimet arrijnë 2.4 miliardë denarë, harxhime të bëra për ndërtimin e Filharmonisë në Shkup, Teatri i Dramës dhe objekti i Nënës Terezë.

Edhe në veprimtaritë e ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoni janë gjetur harxhime të fshehura që arrijnë deri në 3.2 miliardë denarë. Harxhimet janë bërë për të ndërtuar dhe mirëmbajtur Institutin për Transfuziologji, Spitali i Përgjithshëm 8 shtatori dhe Klinika kirurgjike.

Sipas Tevdovskit, janë në bisedime me Bankën botërore që të gjejnë zgjidhje rreth pagesës së këtyre borxheve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button