Rajoni

Tronditet Greqia, regjistrohen viktimat e para nga tërmeti

Lëkundje të fuqishme tërmeti kanë tronditur mesnatën ishullin grek Kos, në pjesën juglindore të detit Egje.

Si pasojë dy persona kanë gjetur vdekjen, ndërsa numri i të plagosurve raportohet të jetë më shumë se 100.

Tërmeti, me magnitudë 6,4 ballë të shkallës Rihter u shënua në orën 01:31. Epiqendra është lokalizuar në zonën detare midis ishullit Kos dhe qytetit turistik turk, Bodrum.

Dëme të shumta materiale janë evidentuar sidomos në qendër të ishullit, ku janë shkatërruar kryesisht objekte fetare. Banorët dhe turistët që gjenden në ishull e kaluan natën përjashta, nga frika e lëkundjeve metasizmike që pasuan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button