Home / Te ndryshme / Shitet çanta e Armstrong me material nga Hëna, ja vlera e saj marramëndëse

Shitet çanta e Armstrong me material nga Hëna, ja vlera e saj marramëndëse

Me rastin e 48-të vjetorit të arritjes së parë të njeriut në Hënë, në një ankand në Nju Jork një person bleu çantën që ka përdorur astronauti amerikan, Neil Armstrong, për të mbledhur mostrat e para nga sateliti natyror i Tokës.

Çanta nga misioni Apollo 11, i vitit 1969, është blerë nga një person anonim në shtëpinë e ankandeve Sotheby me një çmim prej 1.8 milion dollarë.

Në çantë vazhdon të ketë pluhur nga Hëna dhe gurë të vegjël.

Leave a Reply

Your email address will not be published.