Kosova

Parashtrohet aktakuzë për vrasjet e policëve në mars të vitit 2004

Një prokuror ndërkombëtar në Prokurorinë Speciale të Kosovës ka parashtruar një aktakuzë në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës, kundër katër të pandehurve të akuzuar për vrasje të rëndë dhe tentim vrasje të rëndë

“Ky rast ka të bëjë me vrasjen e rëndë të dy (2) zyrtarëve të UNMIK-ut dhe tentimi vrasjen e dy (2) zyrtarëve tjerë të UNMIK-ut që ka ndodhur më 23 mars 2004”, thuhet në një komunikatë të Prokurorisë së Shtetit.

Në lidhje me këto hetime, më 6 korrik është realizuar një operacion gjatë të cilit janë kryer arrestime dhe bastisje.

Tre nga të pandehurit janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim, ndërsa i pandehuri i katërt aktualisht është duke vuajtur dënime me burgim për vepra penale të mëparshme të vrasjes dhe të tjera.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button