Maqedonia

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër tekstet shkollore, duket se do të vë në lëvizje Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) në një proces gjithëpërfshirës për rishqyrtimin e të gjitha librave shkollor.

Pra, jo vetëm librave të historisë, gjeografisë, muzikës dhe të tjerave për të cilat ka pasur aq shumë reagime nga shqiptarët për fyerjet dhe tendencën e nënçmimeve që u bëhen atyre në këta tekste shkollore, por të gjitha librat do të kontrollohet fillimisht në atë që nga MASH e quajnë “revizion i teksteve shkollore” dhe më pas nëse konstatohen pretendimet MASH do të formojë komisione.

Pra, largimi i librave të tillë, si për shembull i Gjeografisë për vitin e dytë të gjimnazit të reformuar, ku për shqiptarët thuhet se janë ardhacakë, okupatorë dhe se e kanë kolonizuar Maqedoninë, nuk do të ketë asnjë prioritet sa i takon shqyrtimit të mundësisë për heqjen e shpejtë tij nga përdorimi.

Pavarësisht paralajmërimeve për revizion të librave dhe formim komisionesh në të ardhmen, nga MASH nuk japin asnjë shpresë që për vitin shkollor 2017/2018 librat e kontestueshëm të zëvendësohen me libra të rinj. MASH, sikurse thuhet në përgjigjen me shkrim për gazetën KOHA, në të ardhmen do të formojë komisione të cilat do të vendosin rreth kësaj çështje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button