Politika

Berisha thyhen heshtjen: Gara në përputhje me statutin, ja çfarë thotë për kërkesën e dorëheqjes së Bashës

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thyen heshtjen për zgjedhjet brenda kësaj force politike. Sot, kur demokratët votojnë për kryetarin e ri, Berisha ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me debatet e shumta brenda PD, nëse është shkelur apo jo statuti i partisë me këtë proces.

Sipas ish-kreut të kësaj force politike, gjithë procesi është zhvilluar në përputhje me statutin.

“Kjo është një garë e rëndësishme e cila në vlerësimin tim është në përputhje me statutin. Pati momentin e saj, me një gabim të zotit Paloka dhe Spaho që shpallën datën, por ky gabim u korrigjua nga kryesia e PD. E them këtë, pasi nga sa vlen precedentit, datat është pas mbledhjes së kryesisë.

Ndaj kryesia u mblodh dhe me votë vendosën që zgjedhjet të zhvillohen sot. Në këtë kontekst gjykoj se procesi është zhvilluar në përputhje me statutin e PD.

Kam patur mirëkuptim të plotë për të gjitha kërkesat qoftë për dorëheqjen e kryetarit, qoftë për shtyrjen e datës, pro përsëri them se ky proces në përputhje me statutin e PD dhe gara, siç e patë nuk pati probleme”, tha Berisha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button