Bota

Putin nuk do të ikë, kërkon dhe një mandat tjetër

Nga ish agjent, Vladimir Putin arriti të ngjiste shkallët e pushtetit duke u shndërruar në njërin prej liderëve me kryelartë e të komplikuar të historisë moderne.

Udhëheqësi i ftohtë e i kalkuluar rus, një njeri me ambicje të madhe, por pak skrupuj, e tregoi qartë pas rokadës së pushtetit me të përzgjedhurin e vet Dimitri Medvedev, se nuk do të lëshojë lehtë drejtimin e vendit. Por në një takim me nxënësit e një shkolle në Sochi, i konceptuar të bënte liderin e Kremlinit, të duket sa më miqësor me të rinjtë pas protestave të fundit rinore, ai si me shaka, al të kuptohet se mbase nuk ka ndërmend të lërë më presidencën.

I pyetur se çfarë planifikon të bëjë pas largimit nga Kremlini, Putin pasi heshti një çast e buzëqeshi lehtë u përgjigj se “ende nuk e ka vendosur nëse do të largohet nga pushteti”.

Zgjedhjet presidenciale në Rusi do të zhvillohen në muajin mars dhe pritet gjerësisht që ato të mos bëjnë gjë tjetër, veçse ta rikonfirmojnë ish agjentin e KGB-së edhe për një mandat tjetër 6-vjeçar, në krye të shtetit. Politikani i spikatur opozitar, Alexei Navalny, organizatori i raundit të fundit të protestave ka shumë mundësi të kandidojë por nuk është çudi që emri i tij të mos lejohet fare në fletën e votimit.

Putin kaloi tre orë duke folur me adoleshentët në një takim të transmetuar live nga televizioni kombëtar. Të miturit duket ishin verifikuar dhe udhëzuar më parë që të mos i drejtonin presidentit pyetje të sikletshme. Në diskutim munguan pyetjet mbi politikën e jashtme të vendit, çështja e nxehtë e momentit, ajo e ndërhyrjes ruse në presidencialet amerikane të 2016-tës në mbështetje të Donald Trump, nuk u prek fare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button