Bota

Baza ushtarake në Norfolk të Virginias: “USS Gerald R. Ford”, aeroplanmbajtësja më e madhe në botë

Presidenti Trump mori pjesë, ditën e shtunë, më 22 korrik 2017,  në ceremoninë që u zhvillua në bazën ushtarake në Norfolk të Virginias, për inaugurimin e anijes USS Gerald R. Ford, aeroplanmbajtësja më e madhe në botë.

Ndërtimi i së anijes që ka kushtuar rreth 13 miliardë dollarë. Presidenti mbajti një fjalim në ceremoninë simbolike, ku theksoi një nga përparësitë e administartës së tij, fuqizimin e mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara. Ai tha se luftanija “i dërgon botës një mesazh prej 100 mijë tonësh, i cili do t’i bëjë të dridhen nga frika armiqtë tanë.”

Trump e vizitoi anijen gjatë ndërtimit në muajin mars dhe premtoi se flota e aeroplanmbajtësve të tipit Ford do të ishin në qendër të pranisë ushtarake amerikane në mbarë botën.Anija filloi të ndërtohej në vitin 2009, dhe ishte në plan të përfundonte në vitin 2015, por për shkak të kostos së madhe, inaugurimi i saj u vonua.Presidenti Trump kritikoi administratën e mëparshme “që e dobësoi gatishmërinë ushtarake të Amerikës” dhe i bëri thirrje Kongresit që “të bëjë punën”, duke miratuar fonde të qëndrueshme për ushtrinë.

Kjo është anija e parë e klasit të ri të aeroplanmbajtësve dhe është e pajisur me sistemet më të avancuara, derisa forcat detare amerikane deri më tani kanë përdorur aeroplanmbajtëset e klasit Nimitz.Në ndërtimin e kësaj anije kanë marrë pjesë mbi pesë mijë persona, dhe konsiderohet si projekti më i shtrenjtë në flotën amerikane.USS Gerald R. Ford, peshon 100 mijë ton ose sa 400 Statuja të Lirisë që është e vendosur në qytetin e New York-ut.Aeroplanmbajtësja posedon një pistë prej 4 mijë metra katrorë dhe mund të bartë një personel prej 4.660 dhe 75 fluturake të ndryshme, dhe është e dizajnuar që të përdor kompjuter 3D.Shpejtësia maksimale e saj është 34 kilometra në orë, dhe brenda saj janë të instaluar mbi tetë mijë metra kabllo elektrike.Gjatësia e kësaj anije është 340 metra dhe mund të kryej mbi 220 sulme ajrore brenda një ditë, derisa për radarët ajo është pothuajse e padukshme.

Aeroplanmbajtësja “USS Gerald R. Ford” është anija ushtarake më e kushtueshme e ndërtuar ndonjëherë. Ajo mban emrin e Presidentit të 38-të të Shteteve të Bashkuara, Gerald Ford.Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ford ka shërbyer në luftanijen USS Monterey, nga e cila në vitin 1946 zbriti me nder dhe me gradën e togerit të lartë. Marinës amerikane do ti duhen 43 miliardë dollarë për të ndërtuar tre anijet e para të klasit Ford, përfshirë luftanijen USS John F. Kennedy.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button