Home / Parlamentare / “Urdhri i Infermierit” – Miratohen ndryshimet në ligj

“Urdhri i Infermierit” – Miratohen ndryshimet në ligj

Zv-Ministrja-e-Shendetesise-Milva-Ikonomi-gjate-nje-konference-per-shtyp-1-466x350Komisioni parlamentar i Shëndetësisë miratoi sot në parim dy projektligje në fushën e shëndetësisë. Me votat e deputetëve të maxhorancës komisioni miratoi disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për urdhrin e infermierit” dhe disa ndryshime në ligjin “Për urdhrin e farmacistëve”.
E pranishme në komision, zv/ministrja e Shëndetësisë, Milva Ikonomi tha se ndryshimet në ligj vijnë pas ndryshimeve në Urdhrin e Mjekut dhe atë të Stomatologut. Urdhrat, sipas saj, duhet të udhëhiqen nga standarde të njëjta, ku duhet të ketë një rol më të madh në drejtim të rritjes profesionale dhe kontrollit të vazhdueshëm të cilësisë profesionale në ushtrimin e këtyre profesioneve.
“Ajo që ne propozojmë të ndryshohet në Urdhrin e Infermierit është lidhja e tij e vazhdueshme me Ministrinë e Shëndetësisë dhe raporti që bën ai një herë në vit. Një tjetër ndryshim lidhet dhe me mënyrën e zgjedhjes së Presidentit, i cili u barazua me atë të Urdhrave të tjerë”, tha Ikonomi.
Zv/ministrja theksoi se një tjetër moment i rëndësishëm në ligjin e ri është dhe organizimi i Urdhrit në këshillat rajonalë që do të jetë në funksion të ndarjes së re administrative

Leave a Reply

%d bloggers like this: