Home / Ekonomia / Mjegulla pengon tragetet në Durrës, ankorohen me vonesë

Mjegulla pengon tragetet në Durrës, ankorohen me vonesë

Dy tragetet e linjës Bari-Durrës janë ankoruar me mbi dy orë vonesë në portin detar të Durrësit.

Shkak për këtë vonesë, sipas Autoritetit Portual Durrës, është bërë koha e keqe me mjegull.

Që në orët e para të mëngjesit, gjiri i Durrësit u përfshi nga mjegulla e dendur, e cila ka vështirësuar futjen në port të trageteve me udhëtarë dhe automjete, që ishte parashikuar të ankoroheshin në orën 08:00 të ditës së hënë.

Me reduktimin e dendësisë së mjegullës, tragetet kanë hyrë njëri pas tjetrit në kalatë.

Përgjatë mëngjesit, prania e mjegullës ka krijuar vështirësi dhe në qarkullimin e mjeteve të tjera lundruese, si dhe automjeteve në autostradë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.