Ekonomia

Shell, në gjykatë me tatimet – Dy padi në apel për vlerësime të gabuara tatimore

Kontestimi i detyrimeve fiskale është bërë shkak për përplasjen gjyqësore mes gjigantit ndërkombëtar të naftës Shell dhe Administratës Tatimore. Shell Upstream Albania e ka paditur të paktën tre herë administratën tatimore, duke nisur nga viti 2015.

Ndërkohë që dy padi rezultojnë ende në shqyrtim e sipër në Gjykatën Administrative të Apelit. Në të dyja paditë Shell kërkon shfuqizimin e pjesshëm apo të plotë të vlerësimeve të kryera nga administrate tatimore.

Në këtë mënyrë Shell i shtohet listës së gjatë prej 426 bizneseve që janë përballur në gjykatë me administratën tatimore gjatë këtij viti për vlerësime, gjoba apo kamatëvonesa të pa drejta.

Shell është një prej investitorëve më të mëdhenj në Shqipëri dhe gjendet në vendin tonë që në vitin 1994. Në qershor të vitit 2012, filloi fushata e studimit sizmik, e kërkimit dhe vlerësimit me nisjen e shpimit të pusit “Shpirag-2”, i cili solli rezultate pozitive.

Në mars 2016, Shell mori nga Petromanas të drejtën e shfrytëzimit në Bllokun 2-3 në tokë në jug të Shqipërisë se mesme, pasi bleu nga Petromanas pjesën e mbetur të saj në kontratën me ndarje prodhimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button