Home / Politika / Dita e fundit si Zonja e Parë, Odeta Nishani ka një mesazh për shqiptarët

Dita e fundit si Zonja e Parë, Odeta Nishani ka një mesazh për shqiptarët

Në ditën e saj të fundit si Zonja e Parë, Odeta Nishani me anë të një statusi Facebook ka falënderuar shqiptarët për inkurajimin dhe mbështetjen në këtë pesë vjeçar.

Bashkëshortja e presidentit në largim, Buraj Nishani në pamundësi për t’i falënderuar të gjithë veç e veç ka zgjedhur rrjeti social për të shprehur mirënjohjen e saj.

Ja statusi i plot i Odeta Nishanit
“Në mbyllje të mandatit presidencial dua t’ju falenderoj thellësisht nga zemra që më keni ndjekur dhe inkurajuar këto vite në aktivitetet si Zonjë e Parë. Shumë prej jush i kam takuar, kemi biseduar nga afër për problematika dhe sfida në fusha të ndryshme të jetës. Në pamundësi për t’ju shtrënguar të gjithëve dorën sot dua t’ju uroj nëpërmjet fb, mbarësi në familjet tuaja, të jeni kontributorë të mirë në familje dhe shoqërinë tonë të përbashkët….miqësisht Odeta”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: