Kosova

Austriakët: Ekstremizmi islamik, rrezik për Kosovën

austriak-euml-t-ekstremizmi-islamik-rrezik-p-euml-r-kosov-euml-n_hdNë Kosovë ka filluar të paraqet rrezik prezenca e rrymave ekstremiste islamike, shkruan agjencia austriake e lajmeve (APA).

Edhe pse KFOR-i austriak e mohon ekzistencën e tyre, në një rrëfim, kjo agjenci përmend arrestimin e 40 xhihadistëve dhe prezencën e rreth 200 shqiptarëve nga Kosova në ushtrinë e Shtetit Islamik.

Agjencia austriake e lajmeve (APA) përmes një reportazhi të bërë në Kosovë, Shqipëri dhe Bosnje duke konstatuar se në këto vende ka prezencë të ekstremizmit islamik.

Sipas kësaj agjencie, në Shqipëri nuk ekziston rreziku për radikalizmin e të rinjve, por, thuhet se në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë situata është më ndryshe, pasi që ndikimi i këtyre rrymave sjellë edhe rrezik.

Në këtë reportazh, gazetarët e APA-s kanë vizituar edhe kontingjentin e ushtarëve austriak të KFOR-it.

Të pyetur për mundësinë e ekzistimit të ekstremizmit islamik në Kosovë, ata kanë mohuar një gjë të tillë.

Sipas tyre, KFOR-i austriak nuk ka vërejtur se ka rrezik nga rryma të tilla radikale, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, përkundër kësaj, në këtë reportazh shkruhet se Policia e Kosovës, pak kohë më parë, kishte arrestuar 40 xhihadistë, duke potencuar se rreth 200 shqiptarë të Kosovës, aktualisht janë në radhët e armatës së Shtetit Islamik IS.

Pothuajse edhe në BeH paraqitet e njëjta situatë sikurse në Kosovë, Maqedoni dhe Sanxhak.

Ndërsa në Shqipëri, sipas kësaj agjencie, situata paraqitet ndryshe. Mbi 95 për qind e popullatës janë shqiptar ndërsa prej tyre 60 për qind janë të besimit islam dhe mbi 30 për qind janë të krishterë.

Peshkopi katolik i Tiranës Rrok Mirëdita, nuk sheh rrezik nga ky lloj radikalizmi. “Në Shqipëri mbizotëron toleranca dhe harmonia në mes të të gjitha besimeve”.

Mysliman nga Britania e Madhe kanë dashur të ndërtojnë një xhami, mirëpo, e njëjta nuk është pranuar nga udhëheqësit e fesë islame.

Shumë të rinj shqiptarë studiojnë teologjinë në vende myslimane, por nuk është paraqitur ndonjë problem.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button