Home / Kosova / Mbledhja konstituive e Kuvendit mbahet më 3 gusht

Mbledhja konstituive e Kuvendit mbahet më 3 gusht

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thirrur mbledhjen e parë të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës më 3 gusht 2017, në orën 10:00.

Kryetarin dhe Kryesinë e Legjislaturës së Pestë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi, presidenti Thaçi i ka udhëzuar që të përgatisin edhe propozimin e rendit të ditës.

“Këtë vendim, i cili ka hyrë në fuqi sot, presidenti Thaçi e ka marrë duke u bazuar në nenin 66 (paragrafi 3) dhe nenin 84 (pika 3) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 6 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, si dhe duke marrë parasysh vendimin e datës 8 korrik 2017, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të 11 qershorit 2017”, bëhet e ditur në njoftim.

Ndryshe, sot presidenti Thaçi ka mbajtur një takim konsultativ me partitë politike për caktimin e seancës konstitutive.

Në takim nuk kanë marrë pjesë Vetëvendosje, LDK-AKR-Alternativa dhe Lista serbe.

Leave a Reply

%d bloggers like this: