Politika

Nis aksioni opozitar, Basha lajmërim të rëndësishëm deputetëve të rinj

Pas fitores së thellë dhe besimit që mori nga anëtarësia për të drejtuar edhe për një tjetër mandat Partinë Demokratike, kreu i PD-së, Lulzim Basha do të zhvillojë të parën mbledhje me të zgjedhurit e rinj.

Burime nga PD-ja, bëjnë me dije se paraditen e nesërme në orën 11:30, kryedemokrati Basha do të mbledhë deputetët e rinj që dolën nga zgjedhjet e 25 qershorit.

Pritet që në këtë mbledhje të parë të grupit parlamentar të PD-së, Basha të japë porositë për aksionin opozitar dhe përballjen me një shumicë që sipas tij “nuk është legjitime, pasi doli nga zgjedhje të blera nga droga e krimi”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button