Home / Politika / Tensionet mes Greqisë-Maqedonisë, ministri Dimitrov: Pres Presidentin grek…flet dhe për ligjin e gjuhës shqipe

Tensionet mes Greqisë-Maqedonisë, ministri Dimitrov: Pres Presidentin grek…flet dhe për ligjin e gjuhës shqipe

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka pritur në një takim homologun e tij maqedonas Nikola Dimitrov, ku ky i fundit u ndal tek bashkëpunimi mes dy vendeve, dhe tek rëndësia e realizimit të projekteve konkrete.

“Është vizita ime e parë në Shqipëri si ministër. Patëm shumë biseda konstruktive me Bushatin. Mendoj se ka shumë potencial për bashkëpunim mes dy vendeve. Ka ura të rëndësishme bashkëpunimi mes vendeve. Kjo do të ndihmojë vendet tona që të ecim përpara drejt integrimit. Duhet të punojmë me vendosmëri si në të gjithë Ballkanin. Vizita e sotme është e një rëndësie të madhe. Kemi rëndë dakord që të bëjmë më shumë sesa thjesht deklaratat politike. Dëshirojmë që të kalojmë në projekte konkrete në të mirë të qytetarëve të vendeve tona. Vullneti politik është i rëndësishëm për të realizuar projekte më rëndësi”, u shpreh ministri Dimitrov.

I pyetur lidhur me marrëdhëniet e Greqisë me Maqedoninë ai u shpreh se: ‘Me padurim pres Presidentin grek që në fund të gushti do të jetë për vizitë në Maqedoni, dhe ne duam që të mbajmë marrëdhënie të mira me ta. Mes Maqedonisë dhe Greqisë, me vëmendje dhe dalë nga dalë do të arrijmë sukses, që të jemi përkrahës për njeri-tjetrin”.

Ndërsa sa i përket zvarritjes së ligjit të gjuhës shqipe ministri i Jashtëm i Maqedonisë u shpreh se “Është një Atdhe i përbashkët për shanse të barabarta për të gjithë. Polika duhet të jetë në dobi të qytetarëve tanë shqiptare. Ligji duhet të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën. Ky do të kalojë në qeveri, Kuvend, dhe Komisionin e Venedikut. Sa me të bashkuar të jetë qytetarët, aq më mirë është për Maqedoninë dhe për të gjithë qytetarët tanë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.