Home / Bota / Trump zotohet të zhdukë “Obamacare”. McCain kthehet i sëmurë në Senat

Trump zotohet të zhdukë “Obamacare”. McCain kthehet i sëmurë në Senat

Presidenti amerikan Donald Trump u ka shpallur një sfidë senatorëve republikanë për projektligjin për shëndetësinë, në prag të votimit që pritet të mbahet.

“Tani është koha për veprim”, tha Trump në një fjalim të rrallë për reformën shëndetësore.

Këtë të martë pritet të mbahet një votim procedurial, me republikanët që po përpiqen të shfuqizojnë ligjin e presidentit të mëparshëm, Barack Obama.

Por mes republikanëve ka konfuzion në lidhje me projektligjin e Trump dhe ende nuk është e sigurtë nëse ai do të kalojë. Senatori Ron Johnson u tha gazetarëve: “Nuk e kam idenë se për çfarë do të votojmë sot”.

Konkretisht, senatorët do të votojnë një mocion proçedurial, që do t’i hapë rrugë debateve për reformën. Republikanët kanë shumicën në Senat, por janë të përçarë sa i takon çështjes.

“Shumë prej nesh kanë pritur me vite që ky moment të vijë dhe më në fund, të paktën erdhi”, tha lideri republikan i Senatit, Mitch McConnell.

Por senatorë të tjerë kanë shprehur pakënaqësi ndaj procesit dhe nuk dihet se cila do të jetë vota e tyre nëse mocioni proçedurial kalon.

Sidoqoftë, rëndësia e këtij votimi është e pamohueshme, aq sa senatori John McCain, të cilit pak ditë më parë iu diagnostikua një tumor në tru, do të kthehet në Senat pavarësisht gjendjes.

“Ai do të kthehet për të vijuar punën mbi masa të rëndësishme, përfshirë reformën shëndetësore dhe sanksionet e reja ndaj Rusisa, Iranin dhe Korenë e Veriut”, thuhet në një komunikatë të shpërndarë nga stafi i tij.

Leave a Reply

%d bloggers like this: