Home / Bota / Nafta, OPEC redukton prodhimin, por nuk ndikon në treg

Nafta, OPEC redukton prodhimin, por nuk ndikon në treg

Çfarëdo që të bëjë OPEC, çmimi i naftës nuk do të rritet në mënyrë të qendrueshme mbi kuotën e 50 dollarëve. Takimi i kartelit të fuqishëm në Shën Peterburg pak ndikim ka pasur në tregje.

Komiteti i Verifikimit arriti të sigurojë në këtë mbledhje vetëm angazhimin e Rusisë, Arabisë Saudite dhe të tjerëve, se do t’i qëndrojnë marrëveshjes aktuale të shkurtimit të prodhimit. Një masë e tillë u vendos në muajin nëntor e afati u shty më pas në maj. Sipas këtij vendimi deri në mars të 2018 duhet të prodhohen 1.8 milionë fuçi më pak naftë. Në këtë mënyrë rezervat e naftës së depozituar duhet të ulen sërish në kuotën e mesatares për pesë vjet me 2.7 miliardë fuçi. Shkurtimi, thotë DW, i përgjigjet rreth dy përqind të prodhimit ditor botëror e kjo madje me një ofertë me tepricë.

Marrëveshja vlen jo vetëm për vendet e OPEC-ut, por edhe për dhjetë shtete të tjera prodhuese jashtë tij si Rusia. Vëzhguesit nuk parashikojnë tkurrje të mëtejshëm të prodhimit e mendojne se OPEC-u, nuk do të kundërvihet me masa, sepse nëse prej kësaj do të bjerë më shpejt çmimi i naftës, atëherë Shtetet e Bashkuara do ta rrisin prodhimin.

Nafta, sipas eksperteve, deri në fund të vitit mund të shkojë e shumta 55 dollare për fuçi, e jo më tepër se kaq. Konsumatorët në zonën e Euros nuk do ta ndiejne shume luhatjen e kuotimit sepse ari i zi llogaritet në dollarë, e që nga fillimi i vitit monedha amerikane ka humbur më shumë se 10 përqind të vlerës kundrejt asaj unike.

Leave a Reply

%d bloggers like this: