Home / Kosova / Pacolli padit Kosovën në Arbitrazh. Zbulohet dokumenti

Pacolli padit Kosovën në Arbitrazh. Zbulohet dokumenti

Qeveria e Kosovës do të ketë edhe një betejë tjetër në Gjykatën e Arbitrazhit. Pasi humbi betejën me Z Mobile dhe është në një tjetër betejë me kompaninë AXOS, institucionet ekzekutive të vendit do të përballen edhe me një padi tjetër.

Lajmin e ka marrë vesh Insajderi përmes burimeve të saj ndërsa vet Gjykata e Arbitrazhit e njohur me emrin zyrtar si Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve e ka publikuar këtë informacion në faqen e Bankës Botërore.
i_1500960808-9519170
Përmes këtij publikimi, Arbitrazhi ka treguar se e ka pranuar lëndën e kompanisë në pronësi të Pacollit me datën 21 korrik.
Në këtë informacion thuhet se subjekti i mosmarrëveshjes është “blerja e aksioneve” dhe hyn tek sektori i turizmit, sipas të dhënave të publikuara nga Arbitrazhi.

Padia e kompanisë në pronësi të Pacollit ka të bëjë me rastin e Hotel Grandit të cilin Pacolli e kishte blerë e më pas i ishte anuluar ky privatizim. Kjo temë ka qenë një ndër më të komentuarat në vitet e fundit në Kosovë, sa i përket skandaleve të privatizimit në vend.

Pranimi i lëndës në Gjyktën e Arbitrazhit është hapi i parë që padia të ecë tutje megjithatë kjo nuk do të thotë asgjë për vendimet që kjo gjykatë mund të marrë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: