Bota

“CIA po përgatit një komplot për rrëzimin e qeverisë”

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro u kërkoi dje qeverive amerikane, meksikane dhe kolumbiane shpjegime në lidhje me dyshimet e ngritura për një komplot që CIA po përgatiste sipas tij për t’a përmbysur.

“I kërkoj presidentit Donald Trump për të sqaruar citimet fyese, ndërhyrëse të drejtorit të CIA, që beson në faktin e të qënit qeveria botërore”, deklaroi Maduro gjatë një ceremonie ushtarake.

Presidenti i Venezuelës akuzoi drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo pasi ky i fundit ka bërë të ditur se Uashingtoni po punon në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me qeverinë meksikane dhe qeverinë kolumbiane për të përmbysur qeverinë e Venezuelës”, referuar citimeve të Maduros.

Ministri i Punëve të Jashtme të Venezuelës, Samuel Moncada, publikoi në Twitter deklaratat që Pompeo, sipas tij, kishte bërë gjatë një interviste në kuadër të forumit për sigurinë që u zhvillua në Aspen (SHBA) më 20 korrik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button