Bota

Katërshja dakordohet për masa të menjëhershme për qetësimin e konfliktit në Ukrainë

Sipas të dhënave nga qeveria gjermane, Gjermania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Ukrania kanë rënë dakord për masa të menjëhershme për të çuar përpara procesin e paqes në Ukrainë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron zhvilluan bisedime me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin e Ukrainës Petro Poroshenko. Në llidhje telefonike të katër palët kanë rënë dakord që marrëveshja e paqes në Minsk “të zbatohet plotësisht”, sa u përket çështjeve “politike, humanitare dhe ekonomike, si dhe aspekteve të sigurisë”.

Kancelarja Merkel dhe presidenti francez Macron inkurajuan palët të vazhdojnë diksutimet e deritanishme me shkëmbimin e të burgosurve sipas parimit “të gjithë për të gjithë” deri në fund të vitit. Në deklaratë thuhet: “Palët do të ndërmarrin hapa reciproke për të rifilluar marrdhëniet ekonomike”. Detajet duhet sa më shpejt që të jetë e mundur të qartësohen.

Sipas komunikatës këshilltarët e udhëheqësve të shteteve do të takohen në muajin e ardhshëm. Pastaj do të ketë edhe një telefonatë tjetër mes të ashtuqujaturit formati i Normandisë. Kjo ishte biseda e parë në këtë format pas marrjes së detyrës nga presidenti Macron.

Vetëm disa ditë më parë i dërguari i ri i SHBA-së në Ukrainë, Kurt Volker, ngriti akuza të rënda kundër Moskës: Rusia është përgjegjëse për “luftën e nxehtë” në lindje të Ukrainës, tha Volker gjatë një vizite në qytetin ukraninas të Karamatorsk.

Zbatimi i një plani për paqe i ndërmjetsuar nga Gjermania ka ngecur me muaj të tërë. Petro Poroshenko veçoi ditët e fundit të korrikut, si një nga periudhat më të përgjakshme që nga fillimi i vitit.  Sipas të dhënave nga ushtria ukrainase në këtë periudhë të shkurtër, janë vrarë më shumë se 20 ushtarë në luftimet me separatistët pro-rusë. Poroshenko konfirmon edhe një herë thirrjen e Kievit për një mison paqeruajtës të OKB-së, Perëndimi deri tani e ka refuzuar këtë mundësi. Në pranverën e vitit 2014 filloi konflikti me armë në pjesën lindore të Ukrainës midis ushtarëve të qeverisë ukrainase dhe  rebelëve pro-rusë. Qysh atëherë më shume se 10.000 vetë janë vrarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button