Home / Te ndryshme / Merkel shkon me pushime në kulmin e fushatës elektorale

Merkel shkon me pushime në kulmin e fushatës elektorale

Kancelarja gjermane, Angela Merkel filloi sot pushimet, pikërisht kur fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të shtatorit ka hyrë në fazën kritike.

Ashtu siç bën për çdo vit, liderja e ekonomisë më të fuqishme të Evropës do të marrë pjesë, së bashku me një numër të madh personalitetesh, në hapjen e Festivalit të përvitshëm të Bayreuthit, ku luhen veprat e Richard Wagnerit.

Duket se kjo ngjarje është një shenjë e besimit të Merkelit në suksesin e mundshëm të bllokut të saj politik konservator në zgjedhjet e 24 shtatorit, meqenëse ajo po merr këto 10 ditë pushime, pikërisht në momentet më kritike të fushatës elektorale.

Pas Bayreuthit, kancelarja ka planifikuar që t’i kalojë disa ditë të pushimeve të saj duke i ngjitur në alpet mes Austrisë dhe Italisë, me bashkëshortin Joachim Sauer.

Edhe këtë herë, çifti do të jetë sërish i ftuar në hotelin me katër yje ”Marlet”, që ndodhet në rajonin italian gjermanishtfolës të Tirolit të Jugut.

Hoteli mburret me tarracën e tij ku mund të bësh banjo dielli, kuzhinën lokale, saunën, pishinën dhe duke ofruar edhe shtretër të rehatshëm për natën.

Pushimet e Merkelit këtë vit duket se do të jenë më të qeta sesa ato të vitit të kaluar, kur ajo sulmohej nga të katër anët, përfshirë ato nga brenda bllout të saj politik, pas venditmi të saj të shtatorit të vitit 2015 për të hapur kufijtë e Gjermanisë dhe për të lejuar futjen në territorin gjerman të 890 000 refugjatëve.

Aktualisht, Merkel mbetet sërish politikania më popullore në Gjermani, sipas sondazhit të publikuar nga televizioni publik gjerman, ZDF.

Pas ngjitje në alpe, gruaja më e pushtetshme e botës, kalon disa ditë në një shtëpi pushimi të sajën, që ndodhet në zonën rurale të Uckermarkut, në periferi të Berlinit.

Gjatë gjithë periudhës së pushimeve, Merkel flet rregullisht në telefon me të gjithë liderët e botës.

”Ajo është gjithmonë në detyrë”, thonë ata.

Leave a Reply

%d bloggers like this: