Europa

Vatrikani mbyll shatervanet porej thatesires

Thatësira e cila ka përfshirë muajt e fundit Italinë ka detyruar Papa Françeskun të mbylle për herë të parë në histori shatërvanët e famshëm të Vatikanit, në shenjë solidariteti. Ati i Shenjtë e mori një vendim të tillë për të respektuar linjën dhe pikëpamjet e tij mbi rëndësinë e ruajtjes së resurseve natyrore. Papa Françesku ka folur edhe mëherët për këtë çështje, ndërsa vë në dukje nevojën për të kursyer ujin e pijshëm. Vatikani është i njohur për 100 shatërvanët e tij përfshirë dy kryevepra të stilit Barok ne sheshin e Shen Pjetrit. Zëdhënësi i Selisë së Shenjtë u shpreh në një prononcim për mediat se kjo është hera e parë që merret një masë e tillë. Thatësira në Itali ka pllakosur pjesën dërrmuese të vendit. Dy rajone kanë shpallur gjëndjen e emergjencës, ndërsa shumë të tjerë kanë paralajmëruar se janë afër marrjes së një vendimi të njëjtë.(RTSH.al)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button