Home / Kronika / Kontrolle ne te gjithe burgjet e vendit

Kontrolle ne te gjithe burgjet e vendit

Institucionet e vuajtjes së dënimit janë vendosur në fokusin e Drejtorit të ri të Përgjihshëm të Burgjeve Arben Çuko. Vetëm tre dite nga marrja e postit Çuko ka urdhëruar inspektimin në burgjet e vendit. Pas aksionit të befasishëm, në burgun e Lezhës dhe atë të Lushnjes janë sekuestruar mjete të ndaluara, konkretisht 10 mjete të mprehta (thika), 15 aparate celularësh dhe pije alkoolike. Për shkeljet në dy burgjet e vendit janë marre masa ndaj shefave të Policisë se dy institucioneve. Masat administrative janë marrë pasi dyshohet se dy drejtuesit e burgjeve të Lezhes dhe Lushnjës kanë lejuar futjen e mjete të ndaluara me ligj në institucionet e vuajtjes së dënimit, duke u kushtuar vendin e punës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.