Home / Politika / KQZ shpall rezultatin përfundimtar, PD e konteston

KQZ shpall rezultatin përfundimtar, PD e konteston

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi këtë të mërkurë tabelën me rezultatin përfundimtar të mandateve për zgjedhjet e 25 qershorit.

Por, opozita e konteston atë. Sipas përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike, Ivi Kaso, procesi ishte i blerë.

“Zgjedhjet që sapo u mbyllën, pra ato të 25 qershorit, ishin një ngadhënjim i paligjshmërisë dhe i parasë së krimit dhe drogës, fryt i presionit të të gjithë makinerisë shtetërore të gërshetuar me bandat. Dëshmitë për këtë janë tronditëse, fshat më fshat dhe qytet më qytet, votat u blenë masivisht nga partitë në pushtet. Aq shumë euro janë hedhur për këto zgjedhje, saqë pati edhe një zhvlerësim të saj, të pahasur më përpara, çka alarmoi madje edhe Bankën e Shqipërisë”, deklaroi përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso.

Ndërsa përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Eridian Salianji i tha se Partia Demokratike e kishte vetë procesin nën kontroll.

“Qeveria shqiptare nuk përdor asnjë aset të saj në lidhje me fushatën elektorale. Kryeministri legjitim, i zgjedhur me votë jep pothuajse gjysmën e qeverisë, postet më të rëndësishme opozitës, i dha ministrinë më të rëndësishme, Ministrinë e Brendshme, i dha Ministrinë e Financave, i dha disa agjenci të rëndësishme në lidhje me punësimet dhe në anën formale ishte opozita e cila kontrollonte procesin zgjedhor në Shqipëri dhe jo qeveria”, tha ai.

Leave a Reply

%d bloggers like this: