Home / Kronika / Operacion antidroge në Dibër, 6 të arrestuar

Operacion antidroge në Dibër, 6 të arrestuar

Policia ka vijuar edhe ditën e sotme me operacione antikanabis në Dibër. Gjithashtu, në kuadër të këtyre operacioneve janë arrestuar 6 persona, përgjegjës për kultivim të bimës narkotike.

Bëhet fjalë për dy raste në Bulqizë dhe në Mat.  Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë ditës së djeshme janë goditur dy  raste.

Në bazë të monitorimit ajror,  ka rezultuar  se në njësinë administrative Baz  janë fotografuar dy mini parcela të kultivuara me bimë narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë ushtruar kontroll  në territorin e  fshatit Kalivaç, njësia Administrative Baz-Mat, ku janë konstatuar të kultivuara 55 bimë  narkotike.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u arrestuan në flagrancë shtetasit :

Petrit Dishi, 28 vjeç,

Rexhep Dishi, 59 vjeç,

Roland Dishi, 21 vjeç

Selman Dishi, 50 vjeç (të gjithë banues në fshatin Kalivaç-Njësia Administrative Baz, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohen se janë autorët e kultivimit të bimëve narkotike.

Në lidhje me këtë rast u arrestua edhe shtetasi Bashkim Nelaj, 59 vjeç, me detyrë Kryeplak fshati, banues në fshatin Drita, njësia Baz, për veprat penale “Moskallzim Krimi”, “Shërdorim Detyre”.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprat penale  “Kultivim i bimëve narkotike”, “Moskallzim Krimi”, “Shërdorim Detyre”, parashikuar nga nenet  284, 248, 300 të Kodit Penal.

Gjithashtu në vijim të verifikimit të koordinatave të ardhura nga monitorimi ajror,  në Bulqizë është arrestuar nga Policia shtetasi :

Zenel Dedja, 54 vjeç, banues në fshatin Dushaj, Bulqizë

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, në pronën pranë banesës së tij janë gjetur të kultivuara dhe janë asgjësuar 11 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Leave a Reply

%d bloggers like this: