Home / Europa / Zjarret në Francë, mijëra vetë braktisin shtëpitë

Zjarret në Francë, mijëra vetë braktisin shtëpitë

Zjarret e ashpra në jug të Francës kanë detyruar mbi 10 000 njerëz që të braktisin shtëpitë e tyre gjatë natës.

Qindra zjarrfikës janë dislokuar që të përballen me vatrat e zjarrin në zonën e Bormes-les-Mimoses, në provincan e Provence-Alpes-Cote d’Azur.

Më herët, Franca kishte kërkuar ndihmën e fiqnjëve të saj të BE për të luftuar flakët.

Më shumë se 4000 hektarë tokë janë shkrumbuar përgjatë bregdetit të Mesdheut dhe në ishullin e Korsikës.

Zyrtarë lokalë thanë se evakuimi i mijëra njerëzve u bë i detyrueshëm pas përparimit të shpejtë të zjarreve.

Vec dëmit që shkaktuan nga flakët, edhe dëmi në turizëm është mjaft i madh, pasi popullsia e zonave të evakuuara zakonisht dyfishohet ose trefishohet gjatë verës për shkak të pushimeve.

Një prej vatrave më të rrezikshme të zjarrit gjendet fare pranë Saint-Tropez, një nga zonat më ikonike të rivierës franceze.

Që prej të hënës, më shumë se 4 000 zjarrëfikës dhe ushtarë, të ndihmuar nga avionët që hedhin ujë, po luftojnë për të fikur flakët.

Mediat lokale raportojnë se mbi 30 zjarrfikës dhe policë janë plagosur gjatë punës, por fatmirësisht nuk janë shënuar viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published.