Home / Europa / “Çmendet” moti në Itali, plazhet zbardhen nga breshëri, 2 të vdekur

“Çmendet” moti në Itali, plazhet zbardhen nga breshëri, 2 të vdekur

Një pjesë e madhe e Italisë është përfshirë nga moti i keq këtë të martë. Stuhia dhe breshëri i madh kanë rënë në Marche, Piemonte, Venezia si dhe në zonën e Alessandria-s, duke shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi si dhe në turizëm.

Në Grottammare, disa hapa nga San Benedetto del Tronto, në provincën e Ascolit plazhi është mbuluar nga breshri, ndërsa pushuesit e kanë braktisur.

Gjithashtu në këtë zonë janë gjetur nga helikopterët edhe 2 të mbytur  në det. Dyshohet se ata po lëviznin me varkë dhe janë mbytur si pasojë e dallgëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.