Ekonomia

LISTA / Zbardhen 1000 emrat e përfituesve të kredisë së butë nga Bashkia e Tiranës

Rreth një mijë familje të reja në Tiranë do të përfitojnë sot një kredi të butë. Këshilli Bashkiak pritet që të miratojë në mbledhjen e sotme listën e atyre që do të përfitojnë nga  zbatimi i programit social të strehimit për kreditë e buta për blerjen e një shtëpie, duke marrë përsipër të subvencionojë interesat e tregut bankar.

Ky është një tjetër premtim i mbajtur nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili deklaroi në marrjen e detyrës rikthimin e kredive të buta si një tjetër alternativë që Bashkia e Tiranës ofron për t’i dhënë fund problemit të strehimit në kryeqytet, krahas programeve të tjera që zbaton prej muajsh. Targeti kryesor që përfitojnë nga skema e kredive të buta janë kryesisht familjet e reja, por sigurisht që nuk përjashtohen edhe familjet e tjera të cilat nuk kanë mudnësi që të blejnë një banesë vetë.

Kredia do të jetë e garantuar ndaj luhatjeve të tregut. Kredia do të jetë 3% për 20 vjet dhe çdo interes mbi 3% amortizohet nga Bashkia e Tiranës.

Kjo është vetëm faza e parë, ndërkohë për ata aplikues që nuk kanë emrin në këtë listë për mungesë dokumentacioni do kenë mundësinë për t’u përzgjedhur në fazën e dytë.

Lista e plotë mund të lexohet duke klikuar KËTU

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button