Bota

Shokon ish-agjenti rus: Mund ta ndaloja vrasjen e presidentit Kennedy

Ish agjenti i KGB, Yuri Nosenko, i cili ishte arratisur në Perëndim, eshte shprehur se mund të pengonte vrasjen e presidentit amerikan John Kennedy, thuhet në dokumentet e publikuara nga Arkivi Kombëtar i SHBA.

“Ndjej se kisha mundur ta ndalja Oswaldin”, citohen fjalët e Nosenkos në dokumentet e dëshmisë mbi të dyshuarin kryesor për vrasjen e John Kennedy, Lee Harvey Oswald.

Në dokumentin tjetër flitet se ish agjenti i KGB-së ka pohuar se në Kongresin amerikan punojnë njerëzit e shërbimeve speciale të sovjetikëve.

“Gjatë ekskursionit në Uashington më 5 shkurt 1964, ndersa  kalonim afër Bibliotekës së Kongresit, objekti (Nosenko) ka treguar ndërtesën dhe ka thënë: “Njerëzit tanë punojnë aty. Në pyetje të agjentit special të FBI-së, Stanley Luck: Njerëzit e kujt?, Objekti është përgjigjur: të KGB-së”, thuhet në dokument.

Nosenko ka vdekur në SHBA në vitin 2008 në moshën 80 vjeçare.

Arkivi ka publikuar gjithsej 3.810 dokumente, prej të cilave 441 më herët ishin sekrete, ndersa të tjerat janë publikuar pjesërisht të përmirësuara.

Dokumentet përmbajnë shënimet e FBI-së dhe CIA-s. Yuri Nosenko kishte pohuar se ai ishte kryesori për rastin e Oswald-it ndersa jetonte në BRSS. Gjatë udhëtimit në Gjenevë, agjenti i KGB kishte kërkuar mbrojtje nga CIA me të cilën kishte bashkëpunuar per disa vite dhe është arratisur në SHBA.

Qasja në dokumente më herët ishte e ndaluar në përputhje me ligjin të cilin e miratuar nga Kongresi në vitin 1992.

Akti normativ i obligon të gjitha institucionet federale që t’i dorëzojnë Bibliotekës Kombëtare të gjitha dokumentet të cilat kanë lidhje me hetimin mbi vrasjen e Kennedy-t. Sipas ligjit, të gjitha dokumentet duhet të publikohen 25 vite pas miratimit të ligjit.

John Kennedy u vra në Dallas më 22 nëntor 1963. Sipas versionit zyrtar, vrasësi ishte ish marinsi Lee Harvey Oswald. Dy ditë më vonë Oswald-in e vrau Jack Ruby në stacionin policor në Dallas në momentin kur do transferohej në burgun federal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button