Home / Rajoni / Maqedonia / Zaev: Marrëveshja do të nënshkruhet në gjuhën maqedonase dhe bullgare

Zaev: Marrëveshja do të nënshkruhet në gjuhën maqedonase dhe bullgare

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, kanë dalë në konferencë shtypi për të njohu opinionin për marrëveshjen Maqedoni-Bullgari.

 ”Qeveria e re, me mbështetje tuaj, u vendos në rrugën euro-atlantike. U përcaktuam për reforma dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore sipas vlerave evropiane. Qeveria, mbrëmë e pranoi raportin për bisedimet për tekstin e marrëveshjes së fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit me Bullgarinë. Kjo marrëveshje është në pajtim me interesat kombëtare të Maqedonisë. Ky hap i madh, përgjigjet ndaj interesave të popujve të Maqedonisë dhe Bullgarisë, dhe paraqet shpirtin e ri të gjeneratës së re politike, që i pajton qytetarët e nuk i ndanë.

Unë si kryeministër dhe qeveria e re, dëshirojmë të bëjmë politikë që zgjidhë probleme, e jo që krijon. Në anën tjetër kemi fqinj dhe miq që dëshirojnë që t’i zgjidhim çështjet. Marrëveshja do të publikohet në faqen zyrtare të Qeverisë së Maqeëdonisë.

Marrëveshja do të ndihmojë në lidhjen infrasturkture rrugore dhe të gazit, do të përmirësojë shkëmbimin tregtarë ndërmjet të dy vendeve, jep impuls për ndërtimin e korridorit 8, lehtësime doganore dhe kufitare. Do ta lehtësojmë të ardhmen evropiane të të rinjve nga të dy vendet”, deklaroi Zoran Zaev.

3:30

Duke u përgjigjur naj pyetjeve të gazetarëve, Zoran Zaev sqaroi disa dilema në lidhje me marrëveshjen e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë.

Ai bëri të ditur se janë marrë parasysh të gjitha vërejtjet e OBRM-PDUKM-së opozitare dhe gjithçka është rregulluar në mënyrë që të mos bëhen lëshime. Njiherit, lavdëroi deputetët e kësaj partie për kontributin e dhënë për këtë marrëveshje.

I pyetur nëse ka kontestim të gjuhës maqedonase, Zaev tha se marrëveshja do të nënshkruhet në gjuhën maqedonase, ashtu siç e thotë Kushtetuta, dhe në gjuhën bullgare, ashtu siç e thotë Kushtetuta e Bullgarisë.

Zaev tha se marrëveshja, ndër tjerash, do të ndihmojë që migrimi i të rinjve të ndalohet pasi që marrëveshja na ofron drejt Bashkimit Evropian. Marrëveshja do të nënshkruhet më 1 gusht, në Shkup

Leave a Reply

%d bloggers like this: