Home / Politika / Këshilltarët bashkiak të PD ftesë LSI: Bojkotoni mbledhjen, mos votoni rritjen e çmimit të ujit

Këshilltarët bashkiak të PD ftesë LSI: Bojkotoni mbledhjen, mos votoni rritjen e çmimit të ujit

Këshilltarët e Partisë Demokratike i kanë bërë ftesë LSI që të bojkotojnë mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do të votohet vendimi për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

Këshilltari i djathtë, Leonard Olli i bëri thirrje anëtarëve të LSI që të mos bëhen pjesë e votimit mafioz.

Nga ana tjetër Olli theksoi se duke mos shkuar në mbledhje nuk mund të krijohet kuorumi për votat. “Mos u bëni pjesë e këtij votimi mafioz. Të mos shkojmë në mbledhje, mos të krijohet kuorum. Jo kuorum për aferën korruptive të ujit”, tha Olli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.