Home / Sporti / Trajneri i Mlladas pret një duel të komplikuar: Shqiptarët janë më teknikë se irlandezët

Trajneri i Mlladas pret një duel të komplikuar: Shqiptarët janë më teknikë se irlandezët

Ndeshja do te transmetohet direkt ne RTSH 1 HD

Trajneri i Mllada Boleslav, Dushan Uhrin, është i ndërgjegjshëm se për skuadrën e tij, dueli ndaj Skënderbeut nuk do të jetë aq i thjeshtë sa ai i javëve të kaluara ndaj irlandezëve të Shemrok Rovërs.

“Ne jemi të sigurt se duhet të presim një skuadër më teknike se sa Shemrok Rovers. Futbollistët e Skënderbeut janë më të pjekur nga pikëpamja futbollistike e mbi të gjitha, nga pikëpamja taktike. Irlandezët ishin më të frikshëm, shqiptarët do të jenë më teknikë”, tha ai në konferencën e sotme për shtyp ku zbuloi se një nga asistentët e tij kishte ndjekur ndeshjen e Skënderbeut ndaj Kairat Almati për të parë pikat e forta dhe të dobëta të skuadrës shqiptare.

“Trajneri Svedik mori informacione të rëndësishme në Shqipëri për lojën e tyre. Nuk duhet t’i lëmë ata të qetë asnjëherë. Duhet të marrim rezultatin më të mirë të mundshëm për këtë sfidë, që do të thotë një fitore pa pësuar gol.

Luajtëm të qetë ndaj Shemrok por nuk isha i kënaqur. Kur luajtëm të tërhequr, treguam dobësi të cilat po punojmë për t’i eliminuar në stërvitje”, tha ai./panoramasport

Leave a Reply

%d bloggers like this: