Home / Rajoni / Greqia reagon ashpër ndaj Shqipërisë për prishjen e ndërtimeve pa leje “të minoritetit grek” në Dhërmi

Greqia reagon ashpër ndaj Shqipërisë për prishjen e ndërtimeve pa leje “të minoritetit grek” në Dhërmi

Ka reaguar ashpër Ministria e Punëve të Jashtme greke, pas prishjes së disa ndërtimeve pa leje në Dhërmi. Sipas deklaratës për shtyp botuar në faqen zyrtare të ministrisë, Greqia kujton se ndërtimi i shtetit të së drejtës dhe mbrojtja e të drejtave të pakicave është e lidhur shprehimisht me mbrojtjen e pasurive të pjesëtarëve të minoriteteve, të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave të BE-së si një prej kushteve të para për fillimin e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë.

Mësojmë se inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka nisur një aksion për rrëzimin e objekteve të shpronësuara në zonën e Dhërmiut. Aksioni është bërë në zonën e Potamit, pranë rrugës nacionale, ku janë shembur një hotel 5-katësh dhe një godinë tjetër që përdorej si subjekt tregtar. Mësohet se shembjet janë bërë në kuadër të planit rregullues për zonat e bregdetit dhe në ditët e ardhshme do të shemben objekte të tjera.  Në këtë aksion inspektorët e IKMT-së janë asistuar nga policia e rendit dhe agjentët e FNSH-së për të shmangur çdo problematikë.

 Reagimi i shtetit grek:

“Shqipëria po shkel ligjet e veta dhe të drejtat e minoritetit grek në vend”, thuhet në reagim, teksa më tej shtohet se me këto veprime, “Shqipëria nuk e do avancimin në rrugën drejt Bashkimit Evropian”.

“Greqia mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, përfshirë atë të Shqipërisë. Por një kusht për rrugën evropiane të këtyre vendeve është besnikëria ndaj rregullimeve dhe principeve evropiane për sundimin e ligjit. Dhunimi i këtyre principeve nga një shtet kandidat nënkupton se, në realitet, ky shtet nuk e do kursin evropian”, thuhet në një deklaratë për shtyp nga Ministria e Jashtme greke, raporton “Panorama”.

Sipas Athinës zyrtare, autoritetet po i kryejnë këto shkatërrime në kulmin e sezonit turistik veror, dhe se kjo sipas saj “konfirmon se Shqipëria nuk i ka kuptuar kërkesat e Këshillit të Ministrave të BE-së”.

Ministria greke tha se sundimi i ligjit dhe mbrojtja e të drejtave të minoritetit “janë vendosur nga Këshilli i Ministrave të BE-së si një ‘sine quan non’ për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë”.

Fatkeqësisht, në mospërputhje totale me sundimin e ligjit, autoritetet shqiptare sot nisën shembjen e disa pronave të turizmit në Dhërmi, Himarë, në pronësi të anëtarëve të minoritetit grek.

Leave a Reply

Your email address will not be published.