Home / Te ndryshme / ECDC-ja synon eleminimin e hepatitit viral deri në 2030-ën

ECDC-ja synon eleminimin e hepatitit viral deri në 2030-ën

Evropa ka nevojë për më shumë programe për të testuar dhe luftuar hepatitin viral, që shkakton sëmundje të mëlçisë, tha sot një agjensi evropiane shëndetësore.

Rreth 9 milionë persona në Evropë janë të prekur nga hepatiti kronik B dhe C, dy viruse të ndryshme që shkaktojnë sëmundjen e kancerit në mëlçi.

“Personat e infektuar nuk janë të vetëdijshëm për gjendjen e tyre pasi ky lloj virusi nuk shfaq simptoma”, tha Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) me bazë në Stokholm.

Gjithashtu , komisioneri evropian për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit, Vytenis Andriukaitis nënvizoi nevojën për më shumë teste për të rritur mundësinë e zbulimit dhe trajtimit të sëmundjeve.

Hepatiti B dhe C përhapet nëpërmjet gjakut, kontaktit me trupin e infektuar.

Fëmijët e lindur nga nënat me hepatit B ose C, si dhe nga partnerët seksualë të personave me hepatit, janë të rrezikuar nga këto sëmundje.

Qendrat mjekësore kanë vënë në dizpozicion vetëm vaksinën për hepatitin B, ndërsa për hepatitin C nuk është e disponueshme asnjë vaksinë që zakonisht transmetohet nga personat që injektojnë droga në trupin e tyre.

ECDC -ja dhe agjencitë e tjera synojnë të eleminojnë hepatitin viral deri në vitin 2030

Leave a Reply

%d bloggers like this: