Home / Bota / Londra zbut rekomandimet për udhëtimet në Tunizi

Londra zbut rekomandimet për udhëtimet në Tunizi

Londra zbuti sot rekomandimet për turistët që udhëtojnë në Tunizi, duke i dhënë fund udhëzimeve të saj për anulimin e udhëtimeve jo të domosdoshme në Tunizi dhe në qendrat kryesore turistike.

“Ky përditësim pasqyron vlerësimin tonë të fundit, sipas së cilit rreziku që rëndonte mbi shtetasit britanikë në Tunizi ka ndryshuar”, bëri të ditur në një deklaratë sekretari i Shtetit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Alistair Burt.

“Kjo shpjegohet kryesisht nga përmirësimi i kushteve të sigurisë të vendosura nga ana e autoriteteve tuniziane dhe industrisë turistike, që prej sulmeve terroriste të 2015”, saktësoi ai.

Tre sulme tragjike goditën Tunizinë gjatë vitit të kaluar. Qeveria britanike këshilloi shtetasit e saj për t’u larguar nga ky vend pas sulmit në Port El Kantaoui, më 26 qershor 2015, ku mbetën të vrarë 38 turistë përfshirë 30 britanikë. Ky sulm u mor përsipër nga grupi i Shtetit Islamik.

Leave a Reply

%d bloggers like this: