Te ndryshme

Ambasada e SHBA-së në Tiranë- Foto e ditës: Programi i Lidershipit të Vizitorit Ndërkombëtar

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka përzgjedhur sot si foto të ditës, vizitën e grave në Muzeun Sewall-Belmont në Washington DC, pjesë e Programit të Lidershipit të Vizitorit Ndërkombëtar.

Në postimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë, thuhet: “Foto e Ditës: “Sot, në kuadër të Programit të Lidershipit të Vizitorit Ndërkombëtar, ne vizituam Shtëpinë dhe Muzeun Sewall-Belmont në Washington DC, të ngritur nga Lëvizja “Suffrage” e Grave Amerikane, e cila luftoi për të drejtat e grave. Progresi dhe kontributi i tyre në shoqëri ishte vërtet heroik”.

Më tej, ambasada e SHBA-së në Tiranë, shton: “Ishte frymëzuese të dëgjoje historitë e jetës së këtyre grave të jashtëzakonshme që pavarësisht se ishin të shtypura dhe me të drejta themelore të mohuara, u bashkuan së bashku për t’i dhënë zë lëvizjes së tyre dhe triumfuan!” – Gertjana Hasalla, Koordinatore e Forumit të Grave të Elbasanit, po merr pjesë në një Program të Lidershipit të Vizitorit Ndërkombëtar mbi rolin e OJQ-ve në promovimin e çështjeve të grave. /Foto 27 korrik 2017”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button