Nga Facebook

Ndahet nga jeta Gjok Nonaj, rapsodi më i vjetër i botës

Ndahet nga jeta Gjok Nonaj, rapsodi më i vjetër i botës!

Nga Vasil Tole

Sot në orën 16.55 minuta, në spitalin e Lezhës, u nda nga jeta i rrethuar nga dashuria e familjes, lahutari, rapsodi më i vjetër në botë, 107 vjeçari Gjok Nonaj.

“Dy vdekje nuk ka dhe nga njera nuk shpëtojmë dot” thotë populli, por Gjoka e sfidoi vdekjen deri në fund me lahutë në dorë e këngë në buzë. Ai, si lajmës i traditës, solli deri në kohët moderne magjinë e Eposit, kreshnikët dhe bukurinë e bjeshkëve tona me gjithë forcën e shpirtit. Në moshën 105 vjeçare debutoi në vitin 2015 në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, duke thyer kështu çdo rekord të mëparshëm të këtij lloji.

Tani që vdekja e mori, Ai duhet trajtuar me nderimet që i takojnë një personaliteti kulturor, se i tillë ishte, se të tillë e bëri trashëgimia e madhe që Ai barti dhe këndoi. Pa shpërblim!

Gjok!
Shko lehtë-lehtë, ashtu siç hidhje hapin, shko tek Muji e Halili, shko tek të parët e tu. Rapsodët i mirëpresin në botēn e përtejme, se dhe në të gjallë vetëm një tjetër rapsod si Orfeu ja doli të zbriste nën dhe.
Pas teje, nuk ka një të dytë si ty.
Dhe për këtë do të kujtojmë!
Amin!

Ishte fat që të njoha, të dëgjova dhe që më pranove si mikun tënd!

Ngushëllime familjes, të afërmve, bartësve dhe dashamirësve të trashëgimisë sonë kulturore.

P.s: Pritja te familja Nonaj, Lagjia e Shaljanve Ishull Shengjin – Lezhe. Ceremonia e varrimit do të bëhet më datën 28 korrik 2017, ora 13.00 në varrezat e Kodër Marlekaj, Lezhë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button