Kronika

Sekuestrohen 6 metër kub lëndë drusore, nis hetimi për shoferin e kamionit

Goditet një tjetër rast i prerjes së paligjshme të pyjeve, ndërsa janë sekuestruar 6 metër kub lëndë drusore dhe automjeti që i transportonte.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër në zbatim të Planit të masave për parandalimin dhe goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara për këtë qëllim, kanë evidentuar e goditur një tjetër rast.

Filloi procedimi penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasit me inicialet H.L, 37 vjeç, banues në Selishtë, Dibër.

Procedimi penal ndaj këtij shtetasi ka filluar pasi në fshatin Blliçe, është kapur nga policia duke
transportuar 6 metër kub lëndë drusore me automjetin kamion tip “IFA”, pa dokumentacionin përkatës.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Dibër, për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button