Maqedonia

Talat Xhaferi befason mediat maqedonase, konferencë në gjuhën shqipe

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka befasuar mediat në konferencën për shtyp në të cilën duhej të pergjigjej për 100 ditët e para të punës së tij si kryetar i Kuvendit.

Në dallim nga herët tjera ku ai fillon fjalimet me disa fjali hyrëse në gjuhën shqipe dhe më pas vazhdon në gjuhën maqedone, sipas dispozitave të Kushtetutës, ai këtë herë vazhdoi edhe pjesën e mbetur të fjalimit në gjuhën shqipe, shkruan express.

Pas disa minutash transmetim pa përkthim, disa media e ndalën transmetimin pa asnjë sqarim dhe dukej se janë të befasuar nga situata e papritur. Vetem pasi Xhaferi përfundoi fjalimin në gjuhën shqipe ato mediume nisen përsëri transmetimin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button