Politika

Përjashtohen nga LSI dy këshilltarët që votuan pro rritjes së çmimit të ujit

LSI përjashton dy këshilltarët që dhanë votat në Këshillin Bashkiak të Tiranës për rritjen e çmimit të ujit.

Lajmin e ka bërë me dije ne nje konference per mediat, koordinatorja e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të LSI-së në Bashkinë e Tiranës, Erjona Bixha.

“Me vendosmerine për të mos lejuar askënd të përdorë atribute të përfaqësimit politik dhe publik në mënyrë të trafikuar dhe në dëm të bashkëpunimit institucional, ne koherence te plote me qendrimin politik te LSI, vendosi të përjashtojë nga grupi i këshilltarëve te LSI, Genta Mezinin dhe Agim Krajën, për veprim në kundërshtim me statutin, me programin dhe vendimin e forumeve drejtuese te LSI. Qëndrimi dhe votimi i tyre ditën e djeshme në këshillin bashkiak te Tiranes, ka qenë tërësisht individual dhe i shtyrë nga interesa korruptive dhe ska te beje aspak me qendrimin parimore per bashkepunim institucional dhe ne sherbim te qytetareve te shpallur nga grupi i keshilltareve te LSI.

Distancohemi qarte dhe prere nga qendrimi korruptiv i keshilltareve Mezini dhe Kraja. Votimi i Genta Mezinit dhe Agim Krajes ne kundershtim me vendimin politik te LSI. Genta Mezini dhe Agim Kraja nuk perfaqesojne LSI. Opozita mision ne sherbim te qytetareve”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button