Ekonomia

Rritet me mbi 20 % numri i fluturimeve në qershor

Numri i fulturimeve në Aeroportin e Rinasit gjatë muajit qershor të këtij viti u rrit me 20.4 %, krahasuar me qershorin e 2016-s. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) “Statistikat e transportit”, në muajin qershor 2017, numri i fluturimeve të kryera, është 2.046, duke shënuar një rritje me 20,4 %, ndaj qershor 2016.

Ndërsa si gjashtëmujor (janar-qershor  2017) janë kryer 10.742 fluturime, duke u rritur me 9,0 %, krahasuar me njejtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin qershor, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 229.584, duke u rritur 26,4 %, krahasuar me qershorin e 2016-s. Sipas INSTAT-it, në gjashtëmujorin e parë 2017, transporti ajror i pasagjerëve zë 63,9 % të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në gjashtëmujorin e parë 2017 është 1.120.326, duke u rritur me 22,4 %, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

Volumi i mallrave të transportuara me ajër është 153 ton, duke u rritur 5,5 %, krahasuar me qershorin e 2016-s. Ndërsa në janar-qershor, me ajër janë transportuar 878 ton mallra, duke u rritur 5,7 %, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të 2016.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button