Home / Sporti / Skëndërbeu i pafat, ndëshkohet në fund dhe lë të hapur kualifikimin

Skëndërbeu i pafat, ndëshkohet në fund dhe lë të hapur kualifikimin

Skëndërbeu ka marrë një humbje minimale në transfertë në sfidën e parë të fazës së tretë të kompeticionit të “Europa League”, kundër skaudrës Mlada Bolesav.

Korçarët u mposhtën me rezultatin e ngushtë 2-1, duke lënë të hapur kualifikimin për në fazën e “play-offit” në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Një 90-minutësh pozitiv i zhvilluar nga skuadra e drejtuar nga ekipi i drejtuar nga, Ilir Daja, ku u ndëshkuan në minutat e fundit.

Golin e parë vendasit e shënuan në minutën e 42-të të pjesës së parë me anë të Chramosta që mposhti Orges Shehin pas një aksioni mjaft të mirë që ata zhvilluan ku u ndihmuan dhe nga një gabim i mbrojtësit Gledi Mici që nuk e largoi në mënyrën e duhur topin.

Pjesa e dytë ishte më emocionuese me të dyja ekipet që zhvilluan një lojë të hapur duke vënë në rrezik të dy portat.
Në minutën e 86-të Liridon Latifi barazpeshon rezultatin për skuadrën bardhekuqe duke shënuar një gol të bukur nga distanca.

Por, gëzimi i miqve zgjati fare pak, pasi Mlada Bolesav kaloi menjëherë në epërsi duke kapur në befasi mbrotjen korçare dhe shënon me anë të Janos që realizoi një gol spektakolar.

Megjithatë, një rezultat që i jep shumë shpresa Skëndërbeut që të kualifikohet pasi ndeshjen e kthimit do ta zhvillojë në shtëpi javen e ardhshme.

Leave a Reply

%d bloggers like this: