Home / Rajoni / Maqedonia / Kuvendi i i Maqedonisë vazhdon debatin për shkarkimin e Prokurorit Marko Zvërleski

Kuvendi i i Maqedonisë vazhdon debatin për shkarkimin e Prokurorit Marko Zvërleski

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë debatin për shkarkimin e Prokurorit publik, Marko Zvërleski, i cili u ndërpre para dhjetë ditëve për shkak të fillimit të debatit të komisionit për ribalancin e Buxhetit.

Shumica parlamentare dhe opozita kanë qëndrime të kundërta lidhur me punën e Zvërlevskit. Për të marrë fjalën për këtë pikë në rendin e ditës së seancës së gjashtë kuvendore janë paraqitur një numër i madh i deputetëve. Propozimi që Zvërlevski të shkarkohet nga funksioni i prokurorit publik është dorëzuar nga Qeveria e RM-së për çka, siç u theksua në shkresën dorëzuar Kuvendit, për kryerjen joligjore, jo në kohë dhe të pamjaftueshme profesionale të funksionit. Gjithashtu, në dokument thuhet edhe se Zvërleski me sjelljen dhe veprimin e tij ka treguar se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit si dhe për atë që nuk ka shtruar kërkesë për ngritjen e procedurës penale për raste të parapara me ligj dhe për prishjen e pasqyrës së funksionit.

Në rend dite të seancës së gjashtë janë edhe tridhjetë pika të tjera në mesin e së cilave ligje, raporte vjetore, propozim – vendime dhe të tjera.

Para fillimit të seancës së gjashtë kuvendore, Kuvendi duhet t’i përfundojë edhe dy pikat e tjera të seancës së pestë dhe të tetë. Deputetët në kuadër të seancës së pestë duhet ta shqyrtojnë edhe Raportin për punën e Agjencisë për administratën për vitin 2016. Nesër në seancën e tetë duhet të emërohen tre zëvendës të sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: