Home / Bota / Amerika / Rriten shpenzimet ushtarake te SHBA me 68,1 miliardë më shumë

Rriten shpenzimet ushtarake te SHBA me 68,1 miliardë më shumë

Dhoma përfaqësuese e Kongresit të SHBA-së e miratoi projekt-ligjin për shpenzime buxhetore, me të cilin parashihet rritje e mjeteve ushtarake për 68 miliardë dollarë, si dhe 1,6 miliardë dollarë për ndërtimin e një muri në kufirin me Meksikën, një prej premtimeve kryesore parazgjedhore të presidentit amerikan, Donald Tramp.

Kongresistët projekt-ligjin e miratuan me 235 vota “për” dhe 192 vota “kundër”.

Me ligjin Pentagonit i miratohen 658,1 miliardë dollarë për vitin e ardhshëm fiskal, që është për 68,1 miliardë më shumë në krahasim me buxhetin ushtarak të deritanishëm dhe për 18,4 miliardë mbi shumën e kërkuar të presidentit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: