Te ndryshme

”Forbes”: Jeff Bezos, themeluesi i ”Amazon”, më i pasuri në botë

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos u rendit si personi më i pasur në botë, para Bill Gates, i favorizuar nga rritja në bursë e titullit të gjigantit të internetit, sipas web-it të revistës amerikane “Forbes”.

Pasuria e CEO-s së grupit, themeluar në 1994 në Seattle (veriperëndim) vlerësohet tashmë në 90,5 miliadë dollarë, sipas një përllogaritje të përditësuar në kohë reale nga “Forbes”, duke u renditur para themeluesit të Microsoftit, Bill Gates, ku pasuria e tij vlerësohet me 90 miliardë dollarë.

Baza e pasurisë së Jeffrey Preston Bezos, emri i tij i plotë i tij, vjen nga pjesëmarrja në kapitalin e ”Amazon”.

Sipas dokumentit të fundit dhënë autoritetit amerikan të tregjeve financiare, ai zotëronte 80,89 milionë tituj aksionesh, ose 17 për qind e kapitalit.

Që prej publikimit të klasifikimit të përvitshëm të personave më të pasur në botë nga “Forbes”, më 20 mars, kapitali “Amazon” është rritur më shumë se 24 për qind në bursë, ekuivalent me një fitim rreth 17 miliardë dollarë për Jeff Bezos.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button