Bota

GREQI – UNHCR-ja paralajmëron kundër rritjes së tensioneve migratore

Komisariati i Lartë për Refugjatët i Kombeve te Bashkuara (UNHCR) paralajmëroi kundër rritjes së tensioneve në ishujt e detit Egje ku janë akomoduar prej mëse një viti mijëra refugjatë dhe migrantë, ndërsa kapaciteti i qendrave të banimit është i pamjaftueshëm.

“Në ishuj kryesisht në Lesbos, Samos dhe Kios tensioni sa vjen e rritet me të sapoardhurit”, deklaroi Philippe Leclerc, përfaqësues i UNHCR-së në Greqi, gjatë një konference të përbashkët shtypi me zyrtarë të qeverisë greke dhe komisionerë evropianë.

Ndërsa flukdi migrator në Greqi me origjinë nga brigjet turke është frenuar ndjeshëm pas marrëveshjes BE-Turqi në marsin e 2016, muajt e fundit është konstatuar një rritje e lehtë.

Konfrontimet mes policisë dhe migrantëve kryesisht afrikanë, ku pjesa më e madhe e tyre mund të kthehet në Turqi pasi ata nuk konsiderohen si refugjatë, janë raste të shpeshta në ishujt grekë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button