Home / Kronika / Ekspertët: Shpërthimi në Velipojë nuk ndodhi nga bombola, ja shkaku

Ekspertët: Shpërthimi në Velipojë nuk ndodhi nga bombola, ja shkaku

nspektoriati Shtetëror Teknik Industrial – ISHTI, ka reaguar pas shpërthimit të bombolës së gazit në një lokal në Velipojë.

Sipas ISHTI-t, ka pasur rrjedhje gazi gjë që shkaktoi edhe shpërthimin e bombolës e më pas përhapjen e flakëve.

“Ka pasur rrjedhje të një depozite gazi në bodrumin e lokalit. Në bodrumin e lokalit ka pasur një çisternë 1 mijë litërshe me gaz për përdorim në kuzhinë. Inspektorët u futën në ambientet e lokalit. Shpërthimi ndodhi nga rrjedhja e gazit të çisternës. Bombolat e gazit nuk kanë shpërthyer, ato janë në rregull”, thotë Inspektoriati Teknik.

Nga shpërthimi në lokal mbetën të asfiksuar 4 persona, mes të cilëve pronari i lokalit Besnik Zenuni. Ai është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë, dhjetra të tjerë kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spitalin e Shkodrës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: